Tifozët e Besëlidhjes godasin lojtarët e Tiranës, ndërpritet finalja e basketbollit në kryeqytet! Forcat speciale në parket

4 Maj 2023, 20:47 | Përditesimi i fundit: 2023-05-05 13:50:24

Një incident ka ndodhur në ndeshjen e basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes. Teksa duhej edhe 6 minuta e 44 sekonda për t’u mbyllur ndeshja, tifozet e Besëlidhjes kanë goditur lojtaret e Tiranës.