Tifozët e Kombëtares unikë, sfidojnë shiun dhe këndojnë për ngjyrat kuqezi

27 Shtator 2022, 18:57 | Përditesimi i fundit: 2022-09-27 18:58:49

Shqipëria mund të ketë 9 ndeshje pa fituar, mund të ketë dalë nga objektivi në sfidën e fundit dhe mund të luajë sot në kushte atmosferike jo të mira, por në çfarëdo lloj situatë janë disa që nuk ndryshojnë. Bëhet fjalë për ‘Tifozët Kuq e Zi’, të cilët kanë sfiduar motin ditën e sotme për të ndjekur kombëtaren në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, që luhet në ‘Air Albania’ kundër Islandës.

Tifozët Kuq e Zi, ashtu edhe Fikshat e Kaçanikut, janë parë në rrugët e kryeqytetit teksa brohorasin dhe këndojnë në mbështetje të kombëtares edhe pse bie shumë shi. Një dashuri pa kushte të cilën djemtë kuqezi e transmetojnë në çdo lloj rrethane. Edhe atëherë kur shumëkush mund të ketë humbur dëshirën për të ndjekur kombëtaren qofte edhe nga televizioni.

  •