Tifozët kuq e zi shpalosin banderolën te Piramida: Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri

7 Qershor 2025, 18:47 | Përditesimi: 7 Qershor 2025, 18:47

Disa orë para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Arenën Kombëtare”, Tirana është “përmbytur” nga tifozët kuq e zi, të cilët krahas festës me këngë e valle patriotike, kanë bërë edhe një ngacmim ‘pikant’. Me anë të një banderole me përmasa të mëdha, të shpalosur te Piramida, tifozët thonë se “hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”.

E.H/Shqiptarja.com