Tifozët rikthehen te lojërat me dorë, finalet e basketbollit dhe volejbollit mbushin pallatet e sportit! Partizani i kthen reston Flamurtarit

28 Prill 2023, 13:07

Finalet e lojërave me dorë në këtë fund sezoni në Shqipëri kanë sjellë një dukuri shumë pozitive siç është rikthimi i tifozëve në pallatet e sportit. Ky trend nisi në Korçë me një pallat të tejmbushur sporti për finalet e volejbollit të vajzave mes Skënderbeut dhe Partizanit.