Tifozi i Tiranës djeg shallin e Partizanit në 'Air Albania'

3 Dhjetor 2023, 18:53 | Përditesimi i fundit: 2023-12-03 19:24:16

Derbi Tirana - Partizani merr jetë sot në 19:00 në "Air Albania", sfidë që vlen për javën e 15-të në Superligë. Tifozët tanimë kanë mbushur impiantin, ndërsa nuk kanë munguar incidentet. Një tifoz i Tiranës, në dukje disi në moshë ka djegur një shall të Partizanit. Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësat dhe gjithçka ka kaluar.