‘Tingujt e flautit' ne Lezhë, 15 vjeçarja mbush sallën! Ester Shema solli emocione të rralla për publikun

21 Prill, 19:10

15- vjeçarja Ester Shema, nëpërmjet tingujve të muzikës arriti të bënte bashkë fëmijë, të rritur e nga të gjitha grupmoshat në koncertin e mbajtur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë. Koncerti u titullua “Tingujt e Flautit”, dhe ishte vetë 15-vjeçarja që performoi ‘Live’, ndërsa për mësuesit e saj të shkollës “Besëlidhja”, Esteri i kishte kaluar pritshmëritë.