Tingujt festivë e jaret tradicionale ‘ndezin’ Shkodrën

30 Shtator 2021, 19:26

Tingujt e bukur të muzikës tradicionale Shkodrane, krijuan një atmosferë të veçantë në oborrin e muzeut historik “Oso Kuka”, në Ditët e Trashëgimisë Kulturore. Muzikantët, si “rojtarët” e melodisë qytetare shkodrane, përjetësuan një kujtesë historike përmes jareve tradicionale.

Drejtuesit artistik, këngëtarë të mirënjohur dhe te rinjë të talentuar, e konsiderojnë “Ahengu shkodran”  si mjaft të rëndësishëm jo vetëm për jetën artistiko-kulturore ne qytet por edhe kthimin tek rrënjët tradicionale.