‘Tingulli frymëzues’, 7 artiste koncert dedikuar grave për 8 Mars, Marsela Çibukaj: Muzika të jetë përcjellëse për ata që nuk kanë zë

7 Mars 2023, 16:16

Mbrëmjen e nesërme pranë Katedrales Ortodokse, 7 artiste mbajnë një koncert dedikuar gruas. Marsela Çibukaj rrëfen për “Report tv” surprizat dhe muzikën, si një mjet kurativ, e inkurajues për forcimin e pozitës së gruas në shoqëri.