Tinka Kurti rroku 90 vite me përqafime mes miqve! ‘Vdekja le të presë’, filmi rikthen aktoren në shesh xhirim

17 Dhjetor 2022, 16:31

Mes pëqafimeve të miqve dhe artistëve, aktorja Tinka Kurti rroku datëlindjen e 90-të. Tana e rolit që theu tabutë për shqiptarët rrëfen për Report tv se bashkëshorti i ndjerë i saj ishte mbështetja më e madhe gjatë karrierës. Por ‘Vdekja le të presë’ është filmi që rikthen artisten e madhe në shesh xhirim.