Tirana dhe jeta e panjohur e kryeqytetit, gazetarja sjell dokumente autentike të Arkivit Osman

25 Shkurt 2022, 12:43

Gazatarja e njohur Rezarta Delisula, ka publikuar sëfundmi librin ““Çfarë ka qenë Tirona”, një botim ku lexuesi mund të gjej materiale të bollshme historike prej arkivave shqiptare dhe osmane mbi jetën dhe themelimin e kryeqytetit. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ajo u shpreh se të gjithë duhet të dimë historinë e vendit ku jetojmë dhe të ndihemi krenarë sepse përmes dokumentave tregohet një Tiranë zemërgjerë.

Ky është një libër i përgjithshëm ku mësohet historia e kryeqytetit dhe të gjithë ne duhet ta dimë historinë e krueqytetit ne jetojmë këtu dhe duhet të ndihemi krenarë sepse përmes dokumentave Tirana del si një qytet zemërgjerë, një qytet me ambicie për të ndërtuar rrugë dhe shkolla dhe ura me fonde të banorëve të tiranës.një qytet që ka dhënë shembullin në gjthë shqipërinë për marrëdhënien fetare për miqësinë mes feve dhe respektin  ndaj feve te ndryshme dhe kjo duhet lexuar nga të gjithë. Pastaj të gjtiha dokumentat meqë vijnë në mënyrë të paprekur, atom und të studiohen fare mirë nga studiuesit dhe historianët dhe mund të ahpen tema diskutimi ose mund të jetë pikënisje për një studim ose libër tjetër sepse dokumenett janë unike dhe kanë shumë vlera për historinë shqiptare.