Tirana fiton derbin me Dinamon në basketboll, trajneri Karaj: Gjysmëfinalja s'është qëllimi ynë, duam trofeun

17 Janar 2022, 14:47

Tirana në basketboll për meshkuj është bërë skuadra e tretë që siguron gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i bardhebluve Erkand Karaj thotë se bardheblutë nuk duhet të kënaqen me kaq sepse për emrin që kan duhet ta fitojnë kompeticionin.