Tirana hija e vetvetes, Skënderbeu e turpëron 3-4 në 'Air Albania'

28 Janar, 19:26

Tirana 'fut ujë' në prapavijë. Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu në "Air Albania", me sfidën e raundit të 21-të që pa të shënoheshin shtatë gola. Miqtë nga Korça u treguan më të saktë në fillim të lojës, duke i treguar problemet bardhebluve në qendër të mbrojtjes. Frenklin dhe Shaqe shënuan në minutat 13 dhe 18, para se Abazaj të shkurtonte në 1-2 te Tirana. Makthi i gabimeve në mbrojtje nuk mbaroi këtu, pasi Liço po me kokë shënoi golin e tretë për bardhekuqtë, para se Përgjoni t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-3.