Tirana i sjell fat Romës, italianët mposhtin Partizanin në ‘Air Albania’! Zekic e nis me formacionin e dytë

13 Gusht 2023, 13:31

Partizani humbi 1-2 me Romën në “Air Albania”, në testin miqësor të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Kampionët e Shqipërisë e kishin mendjen te Valmiera në Conference League, aty ku të enjten i pret ndeshja e kthimit. Trajneri i të kuqve, Zoran Zekic e nisi ndeshjen me formacionin e dytë.