‘Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’, Veliaj me të rinjtë: Ta kthejmë në kartolinë të bukur për Shqipërinë! Soreca: BE e gatshme të mbështesë iniciativat rinore

12 Qershor 2021, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2021-06-12 14:52:53

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca zhvilluan një takim me një grup të rinjsh, pjesë e kalendarit të aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj, ashtu sikurse dhe Soreca u bënë thirrje të rinjve të aktivizohen për këtë ngjarje të rëndësishme që zgjat 365 ditët e vitit të ardhshëm dhe do ta kthejë metropolin shqiptar në epiqendrën e të rinjve të Europës.