Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Elmasllari: Ceremonia hapëse më 4 shkurt, të rinjtë kanë kohë të aplikojnë për projekte deri më 28 janar

19 Janar 2022, 21:45

Tirana e ka nisur vitin 2022 si Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku do të mbahen rreth 1000 aktivitete kushtuar të rinjve në vendin tonë. Menaxherja e Komunikimit për Programin Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Dea Elmasllari foli sot në Report Tv për projektet që do të mbahen gjatë këtij viti, teksa iu bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për projekt propozime ku fokusi të vendoset tek mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve, teksa theksoi se thirrja do të mbyllet me datë 28 janar.