Tirana kryeson/ 35 aksidente të rënda me monopatina në vend në 17 muaj (por jo të gjitha raportohen në polici)! Ligji ende mungon

1 Korrik, 15:35 | Përditesimi: 1 Korrik, 15:35

35 aksidente me pasoja të rënda me monopatina u regjistruan në të gjithë vendin nga 1 janari 2024 deri më 31 maj 2025, 18 prej të cilave në Tiranë. Trendi shihet në rritje në 5 muajt e parë të këtij viti. Gjatë këtyre 17 muajve policia vendosi 913 gjoba, pjesa dërrmuese e të cilave janë vetëm gjatë këtij viti. Përtej këtyre shifrave zyrtare, numri i dëmtimeve nga monopatinat është disa herë më i lartë, siç dëshmojnë dhe shifrat e atyre që përfundojnë në spital.

I.M/Shqiptarja.com