Tirana mbushet me ngjyrat e Conference League, zbukurohet për finalen! Të martën vjen trofeu për të cilin 'luftojnë' klubet

23 Maj 2022, 15:48

Tirana është zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe për finalen europiane të Conference League. Rrugët kryesore të qytetit tregojnë për eventin e madh që do ndodhë pas dy ditësh, ndërsa është zbuluar axhenda e klubeve të Feyenoord dhe Romës. Ndryshe nga holandezët të besuarit e Mourinho-s nuk do bëjnë asnjë stërvitje në ‘Air Albania’.