Tirana përmbys Laçin në transfertë dhe i bën presion Partizanit, 'Demat' i mposht Vllaznia në kryeqytet! Bylis dhe Kukësi ndajnë pikët

13 Janar 2023, 20:43

Superliga shqiptare është në javën e 16-të, teksa luhen ndeshjet e para për 2023. Mesditën e së premtes, në orën 13:00 janë zhvilluar dy ndeshjet e para. Në Ballsh, Bylis dhe Kukësi barazuan 0-0, ndërsa Tirana fitoi në transfertë 1-2 me Laçin. Në 16:00 Partizani humbi 1-2 me Vllazninë.