Tirana përmbys Skënderbeun në kryeqytet, bardheblutë marrin kreun e Superligës!

15 Shtator 2023, 16:21

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e tretë. Këtë të enjte u zhvilluan dy duele, me Tiranën që fitoi 3-1 me përmbysje kundër Skënderbeut në "Selman Stërmasi", duke marrë vendin e parë në klasifikim. Në 18:00 në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia dhe Partizani barazuan 0-0 në një ndeshje të luftuar dhe me raste.