Tirana 'zgjohet' nga ëndrra! Rama: Shqipëria la një përshtypje fantastike! Veliaj: Kryeqyteti sot në mëngjes xixë

26 Maj 2022, 09:58 | Përditesimi i fundit: 2022-05-26 16:49:54

TIRANË- Kryeqyteti është zgjuar nga "ëndrra" që përjetoi mbrëmjen e djeshme, ku priti një finale të madhe Europiane, që u kulmua me një fitore të Romës. Sot në rrugët e kryeqytetit gjurmët e vetme janë banderolat e vendosura në mure dhe shija e mirë që la ajo finale. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta nis me një falenderim për të gjithë njerëzit që kontribuuan që e gjithë mbremja e djeshme të shkonte siç duhet, teksa tha se Shqipëria ka lënë një mbresë fantastike te Europa.