Tiranë/ 350 gjoba për këmbësorët në Janar! Shkaktojnë 15% të aksidenteve! Nënkomisari: Problem mjetet me fenelina dhe rryshfeti

3 Shkurt 2024, 15:37 | Përditesimi: 3 Shkurt 2024, 15:37

Vetëm gjatë muajit janar Policia rrugore ka gjobitur rreth 350 këmbësorë për shkelje të rregullave të qarkullimit, duke u bërë burim aksidentesh. Nënkomisar Arben Bakalli thotë se shkelje ka edhe nga drejtuesit e mjeteve, ndërsa problem vijon të mbetet korruptimi i efektivëve dhe mjetet me fenelina.

KT/Shqiptarja.com