Tiranë/ 6 mijë gjoba për qëndrim të gabuar brenda një jave, bllokohen 16 makina për verifikim

29 Janar, 11:29

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka bllokuar brenda një jave 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palekuiduara dhe për mungesë dokumentacioni.

Në një bilanc të javës janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor si dhe janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre

197 masa për xhama të zinj;
499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;
451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
 77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
6069 masa për qëndrim të gabuar.