Tiranë/ Aksident i rëndë në Misto Mame, dy makina përplasin njëra pas tjetrës këmbësoren! Trupi ende në rrugë, trafiku vonon ambulancën! Arrestohen dy shoferët

17 Gusht 2021, 21:35 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 21:53

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçare. Bëhet me dije se gruaja e moshuar, e cila po lëvizte në këmbë, është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjete, ku fillimisht gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është përplasur nga një makinë dhe më pas është shtypur dhe nga automjeti tjetër që vinte më mbrapa, pasi nuk mundi të frenonte.

LR/Shqiptarja.com