Tiranë, dhunohet dhe grabitet nga 2 persona një 55-vjeçar te rruga e Kavajës! Autorët braktisën motorin e u larguan në këmbë

4 Maj 2021, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2021-05-04 12:24:17

TIRANË- Një 55 vjeçar ka rënë pre e grabitjes në mes të ditën te rruga e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05 të mëngjesit të kësaj të marte, ku 2 persona pasi kanë goditur me sende të forta i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, të cilat po i transportonte te me motor te një pike valute.