Tiranë/ Efektivët shkuan ta arrestojnë për vjedhje, hajduti hap zjarr ndaj tyre! Shpallet në kërkim, s'ka të lënduar

3 Mars 2022, 13:04 | Përditesimi i fundit: 2022-03-03 13:36:10

Një person është shpallur në kërkim sot nga policia në Kamëz, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa efektivëve, të cilët shkuan për ta arrestuar pasi ai dyshohet si autorë i një vjedhje.

Ngjarja u regjistrua në rrugën 'Nëne Tereza', ku Elis Çuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një marketi, ka qenë duke kaluar në këmbë pranë shkollës "Ibrahim Rugova" dhe në momentin që efektivët e policisë i kanë kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe ka qëlluar me armë zjarri.