Tiranë/ Ishte zaptuar si parking me pagesë, lirohet hapësira publike mes pallateve në Njësinë 5

13 Korrik, 12:34 | Përditesimi: 13 Korrik, 12:34

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

r.k./Shqiptarja.com