Tiranë/ Mbollën drogë në fshatin Kryezi, 7 të arrestuar në Tiranë, njëri kryeplaku! Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu dhe 11 telefona (Emrat)

8 Shtator 2021, 17:49 | Përditesimi: 8 Shtator 2021, 17:49

Pas një hetimi 4 mujor kanë rënë në pranga 7 persona të Tiranë për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë Lulzim Cullhaj, Dashamir Hasanaj, Erdit Muca, Alfred Muca, Kadri Gjoshi, Gert Gjoshi, Xhemal Hidri.

Ndalimi i tyre është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriale si dhe provave të sekuestruara rezulton se në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

KT/Shqiptarja.com