Tiranë/ U arrestua si kreu i grupit të shpërndarjes së drogës, lihet në burg efektivi i RENEA! Luli pranon përfshirjen në aktivitetin kriminal, i shiti disa herë kokainë të infiltruarit të SHÇBA

24 Gusht 2021, 15:17 | Përditesimi: 24 Gusht 2021, 18:47

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat efektivin e RENEA-s, Real Luli, dhe dy personat e tjerë të arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Luli ka pranuar para gjykatës autorësinë e shpërndarjes së drogës, ndërsa i kishte shitur disa herë kokainë një personi të infiltruar nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

r.k./Shqiptarja.com