Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, GJKKO lë në fuqi masën e 'Arrestit në burg' për Dritan Rexhepin! Seanca në themel për zhdukjen e Jan Prengës shtyhet për 24 janarin

10 Janar, 11:48

 GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit "arrest me burg" për Dritan Rexhepin, i cili u ekstradua nga Turqia, të mërkurën.

Pasi u konfirmua masa e arrestit, nisi seanca gjyqësore për rastin e rrembimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku Rexhepi akuzohet si urdhërues i krimit.

Dritan Rexhepi pasi dha gjeneralitetet deklaroi se do të jetë vetë i pranishëm në çdo seancë pavarësisht mbrojtjes me avokat.