Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau

15 Janar, 17:46 | Përditesimi i fundit: 2025-01-15 19:20:14

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në Qafë Mollë.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori i dyshuar, Isuf Hasa është arrestuar.

Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.

64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë. 

'U bë zbardhja e vrasjes së Xhemal Meta, ku shërbimet e komisariatit 4 morën njoftim dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendoin e ngjarjes. Nga kqyrja  e vendit të ngjarjes lindi dyshimi se është vrarë me sende të forta. Policia vijoi punën për zbardhjen e rrethana për këtë ngjarje.  Kanë kryer një sërë veprimesh dhe fal punës hetimore brenda 48 orëve është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar. Isuf Hasa ka shkuar në banesën e tij dhe e ka qëlluar me çekiç dhe dyshohet se autori pasi e ka goditur i ka marr edhe lekët që viktima ka pasur në xhep dhe është larguar. Është seksustruar një sasi lekësh prej 200 mijë lekësh. Ndërsa në banesën e vajzës së tij u gjet çekiçi që ai ka kryer vrasjen', tha ai.