'Titulli për trajnerin që humbi jetën', Flamurtari në basketboll për femra kampion për herë të 23

9 Qershor, 13:41

Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra është shpallur për herë të 23 në histori kampion i vendit. Në pallatin e sportit të Vlorës vajzat e Flamurtarit kanë mposhtur në finalen e tretë me rezultatin 68-60 Partizanin, duke ngritur në fund edhe kupën.

Kjo ka lumtuar pamasë protagonistët e këtij sezoni të mbushur me shumë vështirësi, ndërsa njëzëri titulli i është dedikuar Viron Toskës, trajnerit legjendë të këtij ekipi që ndërroi jetë pak muaj më parë për shkak të koronavirusit.

Jam me të vërtetë shumë e lumtur, mendoj se merituam të fitojmë. Kemi punuar fort në muajt e fundit. Kemi dështuar në disa raste, por mendoj se vajzat dhanë gjithçka për kampionatin dhe në fund ia dolëm,”-u shpreh basketbollistja.

“Padyshim që do të thotë shumë për ekipin e Vlorës. Në radhë të parë që arritëm të mbajmë titullin këtu, që ishte shumë e rëndësishme për qytetin në këtë situatë të vështirë. Ky qytet e do shumë sportin, e do shumë basketbollin. Dha shumë për të dhe basketbolli ia ktheu qytetit,”-deklaroi Erion Hoxha, trajner i ekipit.

“Është titull që nuk është suprizë, pasi çdo vit kemi qenë traditë të jemi o në finale ose të dalim kampion. Ky është një vit i vështirë patjetër, pasi dua t’ia dedikoj ish-trajnerit legjendë të basketbollit Viron Toska, pasi nuk jeton më dhe ka lënë një boshllëk të madh,”-tha Klevis Kaso, shef i klubit.

Ky titull në basketboll për Flamurtarin vjen dy ditë, pasi klubi i futbollit preku fundin duke zbritur në kategorinë e dytë.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha