Tjetër agresion? Pas rrethimit nga Pekini të ngushticës së Tajvanit me stërvitje ushtarake, ministri i Jashtëm i ishullit paralajmëron: Kina është gati për luftë

12 Prill 2023, 13:28

Politika e jashtme moderne kurrë më parë nuk ka qenë në kolaps më të madh sesa kaq. Duket se përpos luftës në dyert e Evropës, në Ukrainë, një tjetër luftë me mentalitet territorial duket se po ‘zien’. Tensionet sa vijnë e shtohen sa herë që ishulli i Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj, kryen vizita apo takime me përfaqësues të SHBA-ve.