Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet

13 Mars, 15:46 | Përditesimi i fundit: 2025-03-13 17:18:42

GJKKO ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Gore, i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg .