Tjetërsuan pronat në Lezhë, Policia ndalon dy persona që Apeli i GJKKO u rëndoi dënimin me burg

27 Prill 2022, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2022-04-27 15:00:12

Që prej mbrëmjes së kaluar, policia ka nisur një operacion në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se po ekzekutohen vendimet e apelit të GJKKO për personat e dënuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Deri tani janë ndaluar të paktën dy persona, të cilët janë identifikuar si Zef Lazri dhe Vlash Gaxulli.