Tmerr dhe frikë në MotoGP, kampioni i botës goditet nga motori në mes të pistës

3 Shtator 2023, 15:12

MotoGP është në Çmimin e Madh të Spanjës në Katalonjë. Kampioni në fuqi i botës dhe njëherazi udhëheqësi i këtij sezoni, Francisco Bagnaia ka parë tmerr me sy në pistë. Qysh në xhiron e parë piloti është goditur nga një motor KTM dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën, bëjnë me dije mediet evropiane.