Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti të negociojë me ne

28 Mars 2023, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2023-03-28 15:19:37

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.

‘Nuk ka asnjë lloj reagimi apo informacioni që të na jepet. Nuk denjon kush të bëjë asnjë sqarim.’- tha një banor.