‘Tokio 2020’, eleminohet në raundin e parë xhudisti shqiptar, dëmtohet gjatë ndeshjes me kundërshtarin

25 Korrik 2021, 09:08

Përfaqësuesi shqiptar në Lojërat Olimike ‘Tokyo 2020’, xhudisti Indrit Cullhaj është eleminuar që në raundin e parë. Xhudisti shqiptar garonte në kategorinë deri në 66 kg dhe është dorëzuar pas 11 minutash në përballjen me kundërshtarin e tij nga Kosta Rika, Sancho Çinçilla. Por, Cullhaj përveç humbjes është përballur edhe me një dëmtim dhe ka qenë e nevojshme të shoqërohet me barelë jashtë tapetit.