Tomini për Report Tv: Në gusht do kemi qarkullim në masë 90% të variantit Delta të COVID! S’kemi rekomandim për një dozë të tretë të vaksinës

30 Korrik 2021, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2021-07-30 16:02:23

Sezoni turistik është shoqëruar edhe me një lehtësim të masave, por edhe me një ulje të vigjilencës së qytetarëve ndaj rrezikut të COVID-, por ekspertët ngrenë alarmin për një rritje të ndërgjegjësimit. Kjo sepse, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini në mesin e muajit gusht në masën 90% do të dominojnë qarkullimi i variantit Delta, në të gjithë botën, e për pasojë edhe në vendin tonë.