Topi ende në fushën e PD-së! Basha sërish takim me aleatët, Kryemadhi e Idrizi i shkojnë në zyrë

5 Qershor 2020, 12:27 | Përditesimi i fundit: 2020-06-05 18:34:50

TIRANE-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi prej orës 11:00 ndodhen në selinë blu, ku po zhvillojnë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Tema e diskutimit është e njëjtë, reforma zgjedhore. Prej dy ditësh drafti i hartuar me 11 pikë ndodhet në tryezën e Lulzim Bashës në pritje të firmës së tij. Takimet kanë qenë edhe dje intensive.

Lulzim Basha është konsultuar me ekspertët e PD-së për reformën zgjedhore dhe aleatët për vendimin që do të marrë. Gjithashtu Basha drekoi me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, i cili e takoi kryedemokratin pas bisedës me ambasadorët e SHBA-BE-së, Britanisë dhe OSBE-së.

Cështja e vetme që ndan palët është depolitizimi i reformës zgjedhore. Shumica është me rekomandimin e OSBE-së për depolitizim të plotë. Ndërsa opozita kërkon që komisionerët të jenë politikë.