'Topi i Artë' lë pas pandeminë, sonte ceremonia në ndërtesën historike të Parisit! Messi dhe Lewandowski favoritët për çmimin

29 Nëntor 2021, 14:14 | Përditesimi i fundit: 2021-11-29 14:14:49

Pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë rikthehet sonte ‘Topit i Artë’, që do të mbahet në kryeqytetin e Francës Paris. Ceremonia e dhënies së çmimit do organizohet në teatrin Shatale buzë lumit të Senës, që është një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862.

Ashtu si para dy vitesh edhe këtë herë pretendenti kryesor për ta fituar është Lionel Messi, futbollisti që këtë verë u transferua te Paris SG. Avantazhi i ‘pleshtit’, që e ka fituar këtë trofe individual më shumë se çdo futbollist tjetër 6 herë, është fitimi i Kupës së Amerikës me Argjentinën. Messi konkurentin më të fortë pritet të ketë Robert Lewandowskin, sulmuesin e Bayern-it që u shpall edhe ‘Këpuca e Artë’ e Europës. Në total janë 30 futbollistë të nominuar, por në finale do të shkojnë vetëm 3 prej tyre, me votimin që është mbyllur në fund të tetorit.