Topi: Mes Bashës dhe Berishës ka mbaruar gjithçka, por po ruajnë njëri tjetrit se kanë qenë bashkë kudo, si marrëveshja e detit apo 21 janari

13 Tetor 2021, 21:54

Bamir Topi, “Foltoren” e Sali Berishës e ka konsideruar si një betejë e ish-kryeministrit për interesa personale. Në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Topi tha se Berisha dhe Basha tashmë i kanë “larë duart me njëri-tjetrin”, por “kursehen” në akuzat që ato bëjnë, kjo pasi kanë qenë bashkë në çdo akt. Një nga ato rastet, është edhe 21 janari, shtoi Topi.