Tradita e mundjes mbledh qindra persona në Gollobordë, 26-vjeçari merr dashin e fituesit!

20 Maj 2022, 15:28

Qindra të rinj, sportistë dhe njerëz të tjerë u mblodhën këtë vit në Gollobordë për mundjen, që është një traditë shekullore për këtë zonë. Përveç garës aktiviteti ka si qëllim bashkimin e njerzëve, gatimet tradicionale, por edhe shijimin e bukurive natyrore.