Tradita merr jetë në Memaliaj, çelet muzeu Etnografik! Ekspozohen objekte tradicionale dhe kostume popullore

30 Maj, 16:01 | Përditesimi: 30 Maj, 16:01

Në qytetin e Memaliajt është çelur Muzeu Etnografik, një iniciativë e Bashkisë që synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore të zonës. Në këtë hapësirë janë ekspozuar veshje popullore, vegla të vjetra pune, objekte që pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kësaj treve ndër shekuj.

I.M/Shqiptarja.com