Trafik eksplozivi nga Kosova në Shqipëri, Report Tv siguron fotot e dy të të kërkuarve! Dyshohet se kanë lidhje me bandat kriminale në Shkodër

7 Shkurt, 15:40

Dritero Azemi dhe Flaka Abdullahu janë dy shqiptarët e Kosovës të shpallur në kërkim, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal që u godit dhe u sekuestruan 46 kg tritol. Azemi figuron i shpallur në kërkim edhe në vitin 2022, për plagosjen e Shpëtim Metaliajt, ngjarje e ndodhur në një lokal nate në Tiranë.