Trafik i rënduar në Tiranë gjatë mbrëmjes, zonat më problematike tek ish Dogana dhe kthesa e Astirit

6 Shtator 2021, 20:03 | Përditesimi: 6 Shtator 2021, 20:30

Jo vetëm gjatë paradites, por edhe gjatë orëve të mbrëmjes trafiku në Tiranë vijon të jetë i tmerrshëm ku shumë zona dhe rrugë kyçe janë të bllokuara ku qarkullimi i mjeteve është tepër i avashtë. Zonat për problematike janë zona e ish Doganës, kthesa e Astirit, Lapraka, zona e Trenit dhe ish fusha e Aviacionit janë ata që kanë fluksin më të lartë, ku mjetet mbeten të bllokuara.

KT/Shqiptarja.com