Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri, arrestohen 2 persona në Dibër! I merrnin emigrantëve sirianë nga 4000 deri në 6000 euro

28 Prill 2022, 13:12 | Përditesimi: 28 Prill 2022, 13:12

Në pranga kanë rënë Gazmend Kovaçi dhe Nezir Kocja, ndërsa arrestimi i tyre është vazhdimësi i të njëjtit operacion të finalizuar më 25 shkurt, ku u kapën 4 persona. Sipas policisë, Kovaçi dhe Kocja i merrnin emigrantëve të paligjshëm nga 4 mijë deri në 6 mijë euro për t'i ndihmuar të kalonin kufirin për në Shqipëri.

Sh.Sh/Shqiptarja.com