Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri e më pas në Kosovë, Serbi e Hungari, 4 të arrestuar1 Emigrantët paguanin 6000 euro

25 Shkurt 2022, 08:45 | Përditesimi i fundit: 2022-02-25 12:09:32

Ahmet Meslima 23 vjeç me origjinë nga Siri, Durim Domi, 39 vjeç, Artemisa Ahmataj dhe Jesmira Korhysa 20 vjeçe, transportonin emigrantët sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë, duke hyrë nga Greqia, e më pas i kalonin në Kosovë, Serbi e Hungari. Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i  kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.