Trafikantë klandestinësh qëllojnë me armë efektivët shqiptarë në kufirin me Kosovën! Në pranga 5 sirianë dhe 1 algjerian, 1 në kërkim

26 Maj 2023, 10:48 | Përditesimi: 26 Maj 2023, 16:45

Disa të huaj që merreshin me trafik emigrantësh kanë pasur shkëmbim zjarri me policinë kur tentuan të kalonin nga Shqipëria drejt Kosovës me emigrantë të paligjshëm. Në pranga kanë rënë 6 sirianë dhe algjerianë ndërsa njëri është shpallur në kërkim pasi arriti të shpëtonte.

r.k./Shqiptarja.com