Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, arrestohet në Brazil Ervin Mata! Pritet ekstradimi, përdorte dokumenta angleze të falsifikuara

27 Prill, 23:02 | Përditesimi: 27 Prill, 23:02

Ka marrë fund arratia e Ervin Matës. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim që në vitin 2023 me urdhër të SPAK, për disa episode të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, bashkë me grupin e tij, pjesë e të cilit ishte edhe djali i Breçanit. Emri i Matës nisi të qarkullonte pas përplasjes me grupin e Ervis Martinajt në ish-Bllok, ku mbeti i vdekur Fabian Gaxha.

    I.M/Shqiptarja.com