Trafikonin kanabis në Maqedoninë e Veriu nëpërmjet liqenit të Ohrit, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec, në kërkim vëllai i tij

20 Qershor 2021, 09:20

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Pogradec, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, të dyshuar për trafikim kanabisi. 35-vjeçari Adrian Papajanis dhe vëllai i tij me inicialet Fatjon Papajanis, 29 vjeç , trafikonin drogë nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur liqenin e Ohrit.